Napoli i Elseid Hysajt siguroi pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Champions League pas fitores së thellë 4 – 0 me Frosinone duke e mbyllur në vendin e dytë. Mbrojtësi i Kombëtares ishte si zakonisht titullar duke dhënë edhe pasimin për golin e tretë. Ky ka qenë sezoni më i angazhuar për Hysajn, i cili vetëm në kampionat ka luajtur në 37 ndeshje.

Pescara është akoma më e sigurtë për vendin e tretë në klasifikimin e Serie B, zona play off për t’u ngjitur një kategori më lart. Skuadra abruceze arriti një tjetër fitore në fushën e Modena, me reultatin 5 – 2. Një nga golat u shënua nga kapiten Ledian Memushaj. Mesfushori i Kombëtares ka shënuar 11 gola në këtë kampionat.

Sokol Cikalleshi tregoi edhe një herë se është i domosdoshëm për Basaksehir. Sulmuesi shqiptar shënoi dhe dha një pasim për gol në fitoren 2 – 1 në fushën e Eskisehirspor. Basaksehir me këtë sukses siguroi pjesëmarrjen në fazën kualifikuese të Europa League. Sokol Cikalleshi ka shënuar 13 gola këtë sezon në kampionat dhe kupë.

Shkëlzen Gashi ishte një ndihmë e madhe për Colorado Rapids. Skuadra e tij ruajti vendin e parë në klasifikimin e kampionatit amerikan pas barazimit 1 – 1 në fushën e Columbus Creë. Gashi dha pasimin për golin e miqve.

Tv Klan