Një furgon është përfshirë nga flakët teksa ka qenë i parkuar. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës  17:55 në qytetin e Kurbinit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se është djegur plotësisht mjeti furgon tip Ford , me drejtues  K.H. 55 vjeç, banues në Kurbin. 

Mjeti ka qenë i parkuar dhe nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake, shkaku dyshohet aksidental, një shkëndijë elektrike./tvklan.al