Mediat spanjolle publikuan një video që tregon momentin e sulmit në shëtitoren Las Ramblas. Në pamje duket furgoni i drejtuar nga terroristi Junes Abujakub, që vërshon me shpejtësi ndaj njerëzve të shumtë. Të tmerruar, qytetarët përpiqen t’i largohen rrugës.

I ka kaluar jeta përpara syve kësaj gruaje e cila për fare pak rrezikoi të shtypej nga furgoni i Abujakubit.

Sakaq Barcelona po përgatitet për një marshim masiv në qendër të qytetit, ku do të marrë pjesë edhe Mbreti Felipe, kryeministri Rahoi dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Manifestimi i paqes do të kryhet në moton “Nuk kam frikë” dhe do të përfundojë në Sheshin Katalunja, shumë pranë shëtitores Las Ramblas, ku ndodhi masakra.

Në krye të marshimit të paqes do të jetë edhe taksisti maroken i cili u bë i famshëm në rrjetet sociale, pasi ofroi shërbim falas në momentet e masakrës. FOto

15 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në sulmin terrorist të 17 gushtit.

Tv Klan