Futbollisit rikuperohet pas dëmtimit për të luajtur në ndeshjen me Real Madrid

Gerard Pique duket se është gati të kthehet për El Classico-n kundër Real Madridit.

Ekipi i Ronald Koeman u stërvit të enjten, para El Classico-s e së shtunës, që do të luhet në Alfredo di Stefano.

Barcelona po shpreson që ta ketë mbrojtësin Pique përsëri gati për ndeshjen e rëndësishme dhe tashmë kjo do të ndodh, pasi ai duket se është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.

Gerard Pique u stërvit me shokët e tij të skuadrës përpara përballjes me Los Blancos dhe pritet të jetë në formacion.

Ndërkohë të gjithë lojtarët e ekipit ishin në dispozicion në seancën stërvitore përveç Antoine Griezmann, me francezin që mungonte për arsye personale.

Nga ana tjetër, edhe Sergi Roberto është gati të kthehet në skuadër.

Klan News