Baritoni me famë ndërkombëtare rrëfen emocionet
Është kthyer në skenën ku nisi rrugëtimin artistik, në Teatrin e Operas, me një emocion të veçantë që do t’i këndojë publikut të tij, baritoni i mirënjohur Gëzim Myshketa, për operan Gianni Schichi të shfaqjes Il Tritico.
“Është një emocion shumë shumë i madh, një miks ndjenjash, kur shkoj në teatro të rendësishme, prestigjoze, në fund të fundit unë kam bërë punën dhe jam goxha i qetë, por sa herë vij në Tiranë është normale që duke parë fytrat e atyre që gati i njoh të gjithë, është vendi im dhe ndërthuren emocione të jashtëzakoshme”, thotë Gëzim Myshketa.
Përtej shkëlqimit që prek sot në skenat më të mëdha në botë, Myshketa tregon peripecitë edhe kur i është dashur të bëjë edhe pjatalarsin apo punë të tjera për të ndjekur studimet.
“Për çdo të ri vështirësitë janë të jashtëzakoshme, vajtja në emigracion, vuajtje vërtetë e madhe dhe sakrifica për të studiuar. Por nuk jam i vetmi. Punët e para kanë qenë disa, larje makishash, larje pjatash, edhe Saimiri ka bërë sakrifica të jashtëzakoshme. Unë besoj se në jetë çdo eksperiencë të bën më të fortë”.
20 vite karrierë dhe 60 role kryesore në vepra të ndryshme, ama gjithmonë me një pyetje që e ka munduar që kur e ka nisur. “A duhet ta vazhdoj”?
“Ke bërë një pyetje shumë interesante, Pse? Sepse është një dilemë që më shoqëron edhe sot. Njerëzit do thonë pse? Pak njerëz e dinë, shohin anën sipërfaqësore, skena, teatri, mbas 20 vitesh, më beso që është një profesion që të ha përbrenda në kuptimin e emocional të fjalës, dhe gjithmonë duke udhëtuar, mbase do të doja të dilja për peshk. Një shoqa ime me tha shi përrreth “Kush do doje të ishe” thashë jo mirë keq dua të mbes ky që jam”.
Pas Teatrit të Operas e pret një kalendar i ngjeshur rolesh në teatrot prestigjoze botërore.
“Do jem në Teatrin Regio di Torino, me Puccinin me operan e parë të Puccinit, do jem në Marsejë me debutimin “Un ballo in Maschera” të Verdit, do jem në hapjen e Teatrit Capitol në tuluz, në Tokio, Madrid, dhe në Hmabur në 2025 do ndaj skenën me Ermonela Jahon”.
Flet dhe për një projekt personal.
“Realizimin e 10 CD-ve me këngë shqiptare të ripërpunuara. Shpresoj që CD nr.2 të jetë ose Korça ose Shkodra”.
Gëzim Myshketa do të përforjmë me 1 dhe 3 Mars në Teatrin e Operas dhe Baletit, në shfaqjen “Il Trittico” të Puccinit.
Tv Klan