Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof.Dr Anastas Angjeli u vlerësua me çmimin “Vepra më e mirë studimore” për kolanën “Ditari i tranzicionit”.

Ky çmim i akorduar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave të Republikës së Kosovës ju dha autorit në Panairin Ndërkombëtar të Librit, me motivacionin “Një vepër madhështore e cila sjell në kujtesë në mënyrë integrale historinë e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë të viteve 90-të.

Kolana pasqyro një begati diturish në lidhje me reformat, zhvillimin ekonomik dhe Social të Shqipërisë”. Akademik Angjeli, shprehu falenderimet për këtë vlerësim duke e cilësuar dhe si shtysë për të vijuar këtë rrugëtim.

Anastas Angjeli, presidenti i Universitetit Mesdhetar: Është padyshim në të njëjtën kohë një detyrim, një obligim, një angazhim për atë që vlerësohet për të vazhduar punën e mëtejshme natyrisht për të pasur një prodhimtari më të madhe edhe në të ardhmen.

Në panelin dedikuar Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, nën moderimin e Rektorit të Universitetit Mesdhetar, Akademik i asociuar Adrian Civici, u prezatuan edhe botimet e dy profesorëve të nderuar të Universitetit Mesdhetar, Prof. Dr, Ksenofon Krisafi me librin Lufta e Kosovës në labirintet demokratike (Gjenevë 1998-2002) dhe Prof. Dr, Paskal Milo me librin “Diplomacia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”.

Klan News