Gjermania nuk e lë veten në dorën e rastësisë. Autoritetet shëndetësore atje kanë organizuar tre koncerte popi me qëllimin e vetëm që të kuptojnë rrezikun e këtyre eventeve në masë gjatë pandemisë.

Rreth 4 mijë vullnetarë mes moshave 18 – 50 vjeç do të marrin pjesë në studimin që do të bëhet këtë të shtunë në Leipzig. Në të tre koncertet do të këndojë kantautori Tim Bendzko.

Studimi do të quhet Restart-19 dhe do të hetojë se si duhet të organizohen këto evente pavarësisht pandemisë.

Shkencëtarët kanë planifikuar katër skenarë të ndryshëm. I pari kërkon të stimulojë një ngjarje përpara pandemisë, i dyti me higjienë të madhe dhe pak distancë sociale, ndërsa i treti me gjysmën e vizitorëve dhe çdo person të qëndrojë 1.5 metra larg tjetrit.

Të gjithë pjesëmarrësit në koncert do të testohen për Covid. Kërkuesit pritet që të përdorin dezinfektantë fluoreshentë që të gjurmojnë sipërfaqet që do të preken më së shumti nga audienca.

Qëllimi i studimit është që të ndihmohet sadopak kthimi në normalitet i sporteve apo koncerteve që zhvillohen në ambiente të mbyllura. /tvklan.al