POLICIA GJOBA PER KUNDRAVAJTESIT - Oficere te Policise Rrugore, duke i vendosur gjoba makinave te parkuara pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit, prane Kuvendit te Shqiperise.

Një ditë pasi Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pranoi hartimin e një projekti për ndëshkuar me gjoba me të larta makinat e reja dhe me të uleta ato të vjetra, Policia e Shtetit ka sqaruar se ccfarë përfshin realisht ky projekt.

Mithat Tola, Drejtor i Qarkullimit Rrugor sqaron se qëllimi është që mos t’i mbetet më efektivit të policisë apo Organit Administrativ Shteteror të vlerësoje masën e gjobës, por të ketë kritere të mirë përcaktuara.

Ai flet për ndëshkime sipas vjetërsisë së patentës, sasisë së gjobave, cilindratës se mjetit dhe numrit të aksidenteve të kryera. Dhe ndryshe nga Ministri Tahiri, thotë se nuk do të jetë kriter fakti nëse një makinë është e shtenjtë apo e vjetër.

Drejtuesi i Policisë Rrugore thotë projekti për gjobat progresive mbështetet në pikën 2 të nenit 193 të Kodit Rrugor.

Teksa Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit duket se janë gati për ta zbatuar këtë projekt, juristët kanë paralajmeruar se gjoba progresive është antikushtetuese.

Tv Kkan