I jep Rakip Sulit mandatin e kryebashkiakut

Gjykata e Tiranës paraditen e së mërkurës i ka dhënë mandatin kreu të ri të Bashkisë së Kamzës, Rakip Sulit. Edhe pse ish-drejtuesi i kësaj Bashkie, Xhelal Mziu, bëri një kërkesë për të mos i dhënë mandatin Sulit, kjo kërkesë nuk u pranua. Për avokatin e Mziut, Ivi Kaso, gjykata është bërë palë më krimin, duke mbyllur sytë për shkeljet gjatë zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Vendimi i Gjykatës nuk na pranoi dhe tha se ky lloj gjykimi bëhet jo me kërkesë padi, vetëm kur ka më shumë se një palë. Gjykata zgjodhi të mbyllte sytë. Gjykata bëri vetëm noterin e KQZ. Nuk ushtroj atributin që i jep ligji. Gjykata po legjitimon mandat të paligjshëm. Ne kemi uzurpim zyrash. Të njëjtin reagim popullor edhe në Kamëz do ta shohim. Edhe banorët e Kamzës nuk do pranojnë që të drejtohen nga një i zgjedhur me 9 % nga më shumë se 100 zgjedhësve në Kamëz”.

Tashmë Rakip Sulit i është hapur rruga për të bërë betimin dhe për të marrë drejtimin e Bashkisë së Kamzës që drejtohej nga Xhelal Mziu. Ky i fundit pretendon se nuk ka pasur zgjedhje më 30 Qershor dhe për këtë shkak mandati i tij si Kryebashkiak duhet të vijojë.

Tv Klan