Goli më i shpejtë në historinë e Euro-ve, i shënuar brenda 23 sekondave të para të ndeshjes nga Nedim Bajrami në ndeshjen me Italinë bëri historinë. Perlat Musta, i cili ka qenë i pranishëm në stadiumin në Dortmund përshkruan në “Aldo Morning Show” në Tv Klan atmosferën e atij momenti kur goli ishte i pabesueshëm për të gjithë tifozët.

Aldo: Kur u bë ai goli i parë, Bajrami, çfarë ndodhi në stadium, aty ku ishe ulur ti?

Perlat Musta: Të gjithë si vullkan, shpërthim se ne ishim mu aty dhe ishim direkt me portën. S’na besohej syve, ishte vetëm fillimi. Dikush tha çfarë ndodhi dhe e ka parë golin vetëm te ekrani.

Aldo: Vërtet e ke?

Perlat Musta: Po. Më e bukura ishte se ishte ‘out’- i i Italisë. Ia vodhi Bajrami sepse ai ia hodhi shokut, e mori dhe bëri gol. Vetëm kam parë që jo Donnarumma të ishte aty, me atë forcë që i ka rënë ai pavarësisht se ishte edhe shumë afër, por një forcë si puna e golit të Musiala-s që bëri me skocezët qëedhe ai 7-8 metra ishte që s’ke kohë të reagosh me sy, jo të reagosh me trup pastaj.

Shqipëria do të përballet me Kroacinë të mërkurën. Ndeshja do të zhvillohet në orën 15:00. Të gjitha ndeshjet mund t’i ndiqni ekskluzivisht në Tv Klan./tvklan.al