Ndeshja e kthimit e fazës kualifikuese të Europa League mes Ajax dhe Panathinaikos vendosi një rekord në turnetë kontinentalë për klube dhe përfaqësuese.

34 penallti që u goditën përgjatë 25 minutave vendosën ekipin që fitojë të drejtën për të luajtur në fazën play off. Ajax mbeti në garë pasi mundi Panathinaikos 13 – 12.

Lojtarët gabuan 9 në total nga të dy ekipet. Portieri 40-vjeçar i skuadrës holandeze Remko Pasveer, priti 5 penallti dhe shënoi 1.

Koha e rregullt dhe pjesët shtesë u mbyllën 1 – 0 në favor të Panathinaikos, por edhe Ajax kishte fituar me të njëjtin rezultat në Greqi. Ekipi i njohur holanez do të luajë për një vend në fazën e grupeve me skuadrën polake Jagiellonia.

Tv Klan