Ndeshja mes Juventusit dhe Federico Chieses përjetoi një tjetër fazë vendimtare, me vendimin e “Zonjës së Vjetër” që ai të stërvitet jo më me ekipin e parë, por me lojtarët në prag largimi.

Sulmuesi i krahut nuk bën pjesë në projektin e trajnerit Tiago Mota dhe klubi synon ta shesë me kontratën që i përfundon në verën e 2025-ës, raporton “Sportmediaset”.

Drejtuesit bardhezinj po bëjnë gjithçka që Kiesa të mos largohet si futbollist i lirë. Frika e Juventusit është se Chiesa tashmë e ka një marrëveshje me një tjetër ekip për 2024/25, e kjo do të dëmtojë arkën e klubit.

Por skenari i ri mund të shtyjë lojtarin që të zgjedhë të largohet menjëherë, pasi një sezon jashtë ekipit të parë është i vështirë për t’u përballuar.

Për Kiesën ka interesim nga Interi dhe Milani. Menaxheri i futbollsitit, Fali Ramadani u takua si me drejtuesit zikaltër, ashtu edhe me ata kuqezi.

Të dyja klubet e Milanos kanë interes që të afrojnë një futbollist italian që e njeh mirë Serie A. Interes për shërbimet e sulmuesit të krahut ka edhe nga Napoli e Roma, por edhe nga Premier Liga dhe Bajern Mynihu.

Klan News