Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook i është bashkuar kundërpërgjgijeve të shumë personave ndaj Donald Trump për dëbimin e emigrantëve.

Ai i tha stafit se kompania “nuk do ekzistonte”, pa emigrantët dhe insistoi se firma e tyre nuk e mbështet këtë politikë.

“Kam marrë vesh se shumë prej jush janë thellësisht të shqetësuar në lidhje me urdhrin ekzekutiv të lëshuar dje për kufizimin e emigracionit në 7 nga vendet me shumicë myslimane. Unë bashkohem me shqetësimin tuaj. Kjo nuk është një politikë që ne e mbështesim”.

Ai më pas citoi Dr. Martin Luther King: “Ne mund të kemi ardhur nga anije të ndryshme, por jemi në të njëjtën anije tani”.

Më pas Cook tha se për themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg dhe shefin ekzekutiv të Google, Sundar Pichai, kjo do të çonte në protesta si liderë biznesesh botërore.

Trump nënshkroi një urdhër të premten për ndalimin e emigrantëve nga 7 vende të botës, që nuk mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Por ndalimi u përmbys përkohësisht të shtunën pasi “ACLU” fitoi një qëndrim në gjykatën federale, që do të thotë se të prekurit nuk mund të dëbohen dhe të kthehen në vendet e tyre./tvklan.al