Greqia ditën e sotme ka vendosur që të hapë kufijtë me Shqipërinë duke filluar nga data 19 Qershor.

Ky vendim erdhi pas rekomandimit të KE-së, ku u drejtohej shteteve të BE-së që të hiqnin kufizimin e udhëtimit për disa shtete, ku mes tyre ishte edhe Shqipëria.

Më herët po gjatë kësaj të premteje ishte Gjermania, e cila po ashtu hoqi kufizimet për vendin tonë. Prej 25 Qershorit, shqiptarët e vaksinuar mund të udhëtojnë për turizëm edhe në këtë shtet.

*Protokolli për ata që udhëtojnë drejt Greqisë, i cili gjendet në faqen zyrtare travel.gov.gr

Turistët duhet të plotësojnë një formular (PLF) jo më vonë se 23:59 të një dite para mbërritjes në Greqi. Për më shumë informacion, klikoni këtu.

Para nisjes, të gjithë udhëtarët duhet të sigurojnë që të kenë një formë të pranueshme të vërtetimit të gjendjes së tyre shëndetësore. Dokumentet e pranueshme përfshijnë:

– Një rezultat negativ i testit molekular PCR nga një laborator; testi duhet të jetë kryer deri në 72 orë para hyrjes.

– Certifikatë vaksinimi e lëshuar nga një autoritet i certifikuar.

– Certifikatë shërimi nga virusiSARS-CoV-2 lëshuar nga një autoritet publik ose një laborator i certifikuar.

– Vërtetim që udhëtari ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në 2 deri në 9 muajt e fundit. Kjo mund të provohet ose duke paraqitur një test pozitiv molekular PCR ose një provë antigjeni të kryer nga një laborator i autorizuar ose një certifikatë mjekësore që konfirmon që personi ka rezultuar pozitiv me infeksionin e virusit SARS-CoV-2./tvklan.al