Antoine Griezmann nuk do të largohet nga Atletico Madrid. Me anë të një videoje, sulmuesi francez njoftoi të gjithë, tifozë dhe media se e ardhmja e tij të paktën edhe për një sezon do të jetë në Spanjë.

Vendimi ishte marrë një javë më parë, por u mbajt deri në realizmin e kësaj videoje. Raportohet se Griezmann do të ketë përpara një kontratë mjaft të lartë financiare të cilën do ta firmosë.

Ndërkaq në anën tjetër të kryeqytetit spanjoll Real Madrid ka përgatitur 70 milionë euro për portierin e Romës, Alison. Mediat spanjollë janë të sigurt për këtë, por në romë nuk ka shkuar asnjë ofertë zyrtare, apo jo zyrtare. Është një situatë e përkohshme pasi Real po bën presion për portierin brazilian dhe kërkon ta mbyllë këtë çështje sa më shpejt.

Tv Klan