Një burrë u zhduk papritur teksa kalonte në një parking makinash, një gropë që u hap poshtë këmbëve të tij.

Dëshmitarët në qytetin e Jiamusi të Kinës shtangën në vend kur panë që burri u zhduk papritur.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë 80-vjeçarin Ma Fugui, i cili po kthehej në shtëpi kur papritur bie në gropë.

Në ndihmë të tij shkuan me shpejtësi personat që ndodheshin në zonë, ndërsa një shitës aty pranë mori një litar për të nxjerrë të moshuarin.

Megjithatë fatmirësisht policia mbërriti me shpejtësi dhe 80-vjeçari doli shëndoshë e mirë.

Policia tha se gropa ishte 1.2 metra e thellë dhe 1.5 metra e gjerë. Nuk është ende e qartë sesi u hap kjo gropë, megjithatë dyshimet janë se mund të ketë ardhur si pasojë e ujit të tepër në rrugë.

/tvklan.al