Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Grupi Parlamentar socialistë ka konfirmuar mbështetjen për kabinetin qeveritar Meta, në mbrojtjen e institucioneve përballë akteve të dhunës të opozitës. Në të njëjtën linjë me kryesinë e partisë, grupi i deputetëve socialist, ka pranuar dialogun me grupin parlamentar të opozitës, për rishikimin e kodit elektoral, si dhe të çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.

Gjashtë muaj përpara datës së zgjedhjeve parlamentare, socialistët kanë diskutuar edhe për ndarjen e re të zonave elektorale, ku do të zgjidhen 100 deputetët e rinj të parlamentit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame