Lewis Hamilton ka dalë fitues në garën e Spanjës në Formula 1. Piloti britanik me makinën e tij Mercedes, ka lënë pas Maks Verstapen të Red Bull dhe shokun e tij të skuadrës, Valtteri Bottas.

Ishte një garë e fortë të cilën në shumicën e saj e udhëhoqi piloti holandez Verstapen, por Hamilton arriti ta parakalojë në xhirot e fundit për t’u shpallur triumfues në fund.

Një garë të mirë zhvilloi edhe pilot i Ferrarit, Çarls Leklerk i cili doli në vendin e 4-t, ndërsa Karlos Sainz, piloti tjetër i Kokëkuqes u rendit i 7-i. Garë zhgënjyese për ish-kampionin e botës, Sebastian Vettel, i cili u rendit në vendin e 13-të me makinën e tij të re Aston Martin.

Tv Klan