Kopshti i Katedrales Notre Dame në Paris u hap përsëri për qytetarët pas më shumë se një viti nga zjarri shkatërrues i 15 Prillit 2019.

Autoritetet franceze thonë se rihapja u bë pas pastrimit që iu bë disa herë sheshit të katedrales nga pluhuri toksik i shkaktuar nga zjarri.

Hapja u bë me autorizim të prefektit të Parisit pas aprovimit që dha Agjencia franceze e Shëndetit. Megjithatë, ky kopsht do të vijohet të pastrohet rregullisht.

Nga ana tjetër, Katedralja Notre Dame është ende e mbyllur dhe do të qëndrojë kështu deri në përfundim të punimeve, që janë parashikuar të zgjasin deri në vitin 2024.

Punimet pritet të rifillojnë pas ndërprerjes në mesin e muajit Mars për shkak të pandemisë së koronavirusit. /tvklan.al