Bregdeti i Semanit në Fier mbetet një nga më të preferuarit për familjet. Teksa është bërë pastrimi i vijës bregdetare, Bashkia Fier thotë se janë marrë edhe masat për një sezon të sigurt turistik siç është vendosjen e kullave të vrojtimit. I pranishëm në ceremoninë e çeljes zyrtare të sezonit ishte edhe drejtuesi politik i socialistëve për Fierin, ministri Taulant Balla.

“Ky është një bregdet krejt ndryshe nga ajo që njohin, se e para nuk janë lejuar ndërtime”, tha ministri.

Balla ftoi qytetarët, që të shtojnë në planin e pushimeve verore edhe disa ditë në Seman.

“Ftesa ime për të vizituar Fierin është sot për të gjithë, në fakt Fieri ka një ofertë të plotë turistike ka jo vetëm bregdetin e bukur, kulinarinë, por në Fier mund të gërshetosh edhe vizitën në sitet turistike”, u shpreh Balla.

Javën e ardhshme sezoni turistik pritet të hapet dhe në plazhin e Darëzezës.

Tv Klan