Vendet historike e ato bregdetare, objektet e kultit, lagunat dhe gjithçka të ofron Lezha, do të kenë mundësinë të prezantohen nga udhërrëfyesit e parë të certifikuar.

Antoneta është një nga udhërrëfyesit e parë në Lezhë e cila tregon se kjo është një ndër pasionet e saj për të cilin ka kryer edhe studimet.

Antoneta Frroku, udhërrëfyese turistike: Ky është profesioni që e kam dashur, e dua dhe e kam pritur këtë certifikatë.

Udhërrëfyesit ishin shumë të domosdoshëm pasi Lezha ka ende atraksione të cilat ende nuk janë zbuluar si nga vizitorë vendas ashtu edhe të huaj.

Antoneta Frroku, udhërrëfyese turistike: Ne jemi të parët që jemi certifikuar dhe prezantimi i qytetit tonë ka shumë rëndësi sepse ka shumë asete. Siç është Memoriali, kalaja, plazhi dhe shumë asete të tjera turistike, historike, arkeologjike. Deri më sot thjesht kanë pasur vetëm vizitorë dhe jo turistë të mirëfilltë.

Turistët që vizitojnë Lezhën do ta kenë më të lehtë njohjen dhe eksplorimin e këtij rajoni me potencial të jashtëzakonshëm turistik.

Tv Klan