Me 30 korrik do të nisin aplikimet e maturantëve për përzgjedhjen e 10 programeve të studimit që secili prej tyre dëshiron të ndjekë në arsimin e lartë. Ekspertja e punësimit Gertjana Hasalla sugjeron që përpara këtij vendimi të rinjtë duhet të përshtasin mirë pasionet me nevojat e tregut të punës.

“Sepse na leverdis që të ndjekim një degë që kur të dalim prej tij të na sigurojë një punë që ka kushte të mira pune, po ka dhe pagë të qëndrueshme.”

Tregu i punës në Shqipëri ka kërkesa për punonjës që vijnë nga deget e mjekësisë, inxhinierisë dhe sidomos ato të teknologjisë.

“Do ketë gjithmonë nevojë në Shqipëri për mjekë dhe të gjitha degët që kanë lidhje me mjekësinë. Ndër të tjera një nga degët e kërkuara është dhe gjithçka që ka të bëjë me teknologjinë e informacionit, po ashtu inxhinieria. ”

Me zhvillimin e turizmit dhe hovin e ndërtimeve nevojat janë të shumta edhe në këto sektorë.

“Shqipëria ka dy motorë të ekonomisë që janë turizmi dhe ndërtimi, kryesisht kërkojnë ato që janë me arsim profesional.”

Përgjatë vitit të shkuar akademik, fushat e studimit me numrin më të lartë të studentëve ishin biznesi, administrimi, ligji, shëndeti, pasuar nga inxhinieria, prodhimi dhe ndërtimi.

Tv Klan