Operohet pacienti i parë me koronavirus

Hapet Covid-2, Spitali Universitar Shefqet Ndroqi në Tiranë. Mesditën e së dielës, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se ky spital kishte pritur pacientin e parë me Covid-19.

Pas Spitalit Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, spitali Shefqet Ndroqi është i dyti që do të presë pacientët e infektuar me koronavirus. Shefqet Ndroqi ka kapacitet për pritjen e 190 pacientëve që do të rezultojnë të infektuar me koronavirus.

Pacientët e spitalit “Shefqet Ndroqi” janë transferuar në spitalin rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore.

Tv Klan