Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Hashim Thaçi nënkryetar i këshillit tranzitor të Kosovës dhe delegacioni që ai kryeson zhvilluan sot disa vizita e takime. Hashim Thaçi bën një vizitë në Universitetin e Tiranës, ku u prit nga rektori i këtij Universiteti Mariglen Spiro. Rektori Spiro e vlerson këtë takim si shumë të rëndësishëm pas nënshkrimit të përbashkët mes dy universiteteve.

Gjithashtu rektori Spiro e njohu delegacionin Kosovar me ndihmën konkrete që Universiteti i Tiranës do ti jap Universitetit të Prishtinës, në baza materiale dhe asistencë të kualifikuar. Hashim Thaçi e falenderon për kontributin e madh që Universiteti i Tiranës ka dhënë për shkollimin e shumë studentëve kosovar. Kontribut që ka mirënjohjen jo vetëm të qeverisë por të gjithë popullit kosovarë. Gjatë këtij takimi nga të dy palët u theksua nevoja e thellimit të bashkëpunimit edhe me universitete e shkolla të tjera të larta të Shqipërisë.

Hashim Thaçi zhvilloi edhe një takim në Akademinë e Shkencave me profesor doktor Ylli Popa, i cili i shprehu kënaqësine e lidhjes mes dy akademive. Lidhje të cilat kanë kontribuar në përparimin e shkencës shqiptare. Ndërsa Thaçi theksoi se shtimi i bashkëpunimit mes dy akademive, tani kur Koaova është duke rindërtuar plagët e luftës,  merr një rëndësi të veçantë edhe për faktin se do të jenë vetë shqiptarët që do të duhet ti japin zgjidhje një sërë problemesh para shkencësh shqiptare.

Ndërsa Fatmr Mediu kryetari i PR në takimin me Hashim Thaçin theksoi rolin e pakundërshtueshëm që UÇK luajti në çlirimin e Kosovës nga serbët. Ndërsa Thaçi tha se ne fituam luftën e tashmë do fitojmë dhe paqen. Thaci falenderoi kryetarin e PR Mediun për qëndrimin që kjo parti ka mbajtur në mbështetje të popullit kosovarë dhe UÇK-së./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj