Derbi i kryeqytetit në javën e gjashtë

Sezoni i ri i Superligës do të nisë sipas paracaktimit nga FSHF, më 24 Gusht. Të gjithë skuadrat, edhe ato që ishin në dyshim, kanë arritur të marrin licencimin.

Disa prej klubeve kanë pasur probleme financiare dhe para disa javëve u paralajmëruan se rrezikonin pjesëmarrjen në sezonin e ri. Mesa duket në fund kanë gjetur mënyrën për të qënë të gatshëm për të nisur rregullisht Kategorinë Superiore.

Java e parë do të hapet më një duel spektakolar si ai mes Kukësit dhe Partizanit. Ndërsa, derbi i shumëpritur i kryeqytetit do të luhet javën e gjashtë të Superiores.

Olsi Rama, drejtor i përgjithshëm, Partizani: Nisim më datë 18 me Superkupën, dy ndeshje me të njëjtin ekip, sidomos në vapën e verës nuk janë asnjëherë të dëshiruara, por ky është kampionati. Ky është shorti. Ne do të bëjmë ndeshjet tona. Kemi dy ndeshje jashtë fushe dhe shikoj ndeshjen e fundit i bie në Korçë. Skuadra është gati, kemi shumë elementë. Kemi forcuar ekipin aty ku ka pasur vështirësi. Besoj se stafi teknik po bën një përgatitje specifike, pasi vet Kupat e Europës, nuk të lejojnë të bësh një fazë përgatitore siç janë tamam për të marrë ngarkesën e duhur, për arsye se duhet të jesh në formë për ndeshjet.

Mario Nikolli, përfaqësues i Tiranës: Mendoj se është i favorshëm. Ajo që ka rëndësi është që e nisim kampionatin në shtëpi, përballë tifozëve tanë. Pastaj pjesa tjetër, si çdo skuadër duhet t’i marrim ndeshjet një për një dhe me këmbë në tokë, duke parë se si do shkoi situata. Por, e rëndësishme është që e nisim në shtëpi.

Veç Partizanit dhe Tiranës pretendente për titull është edhe Tirana të paktën pasi merkatos që ka bërë këtë verë.

Tv Klan