Qytetarët korçarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Artistit të Popullit Pandi Raidhi një ndër figurat më të spikatura të skenës dhe ekranit shqiptar. Arkivoli me trupine e tij pasi ka dalë nga shtëpia i shoqëruar nga familjarë, miq e dashamirës të artit, është vendosur në hollin e Teatrit “Andon Zako Çajupi”. Rreth trupit të tij kanë bërë homazhe qytetarë, partnerë, miq dhe mësues. Nuk kanë marrë pjesë artistët dhe miqtë nga Tirana.

Dhimbje dhe lot për njeriun që krijoi për vite më rradhë personazhe të teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Më pas trupi i tij është dërguar në varrezat e qytetit ku është kryer dhe ceremonia kishtare. Telegramet e ngushëllimit të Presidentit Mejdani, të Kryeministrit Majko dhe Ministrit të Kulturës Edi Rama i kanë dhënë lamtumirën e fundit Artistit të Popullit Pandi Raidhi./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego