Dashi – Sot mund të keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin/en tuaj. Beni çfarë të mundni që ta largoni rutinën nëse nuk doni që gjërat të marrin tatëpjetën. Në planin financiar do të jeni me fat, por në asnjë mënyrë nuk duhet të rrezikoni shumë.

Demi – Pyeteni veten se çfarë do të dëshironit të bënit nëse asgjë dhe askush nuk do t’ju pengonte. Pjesa më e madhe e pengesave që keni ekzistojnë kryesisht në mendjen tuaj. Një moment që e kuptoni këtë, do të jetë gjithçka shumë më e lehtë.

Binjakët – Do të keni debate sot në çift, kështu që bëni kujdes me ato që do të thoni. Sa i përket situatës financiare, do të ketë përmirësime të ndjeshme. Bëni investimet e duhura dhe që iu nevojiten më tepër.

Gaforrja – Ka ardhur koha të ndryshoni qëndrim dhe të pranoni se jo e gjithë bota e ka me ju dhe se ata që ju rrethojnë nuk janë të gjithë armiq. Ndonjëherë gjërat vijnë siç i perceptojmë dhe jo siç janë në të vërtetë.

Luani – Mendoni të bëni diçka interesante dhe të veçante gjatë kësaj dite nëse doni që të largoni rutinën nga jeta në çift. Në planin financiar nuk është ende koha e duhur për të bërë investime të mëdha.

Virgjëresha – Mund të jesh një yll, ose askush. Ky është mesazhi për ju për javën që vjen. Megjithatë është e mundur gjithashtu që të jesh të dyja në të njëjtën kohë. Pak gjëra në jetë kushtëzohen në një zgjedhje të vetme.

Peshorja – Kjo nuk është vetëm një ndër periudhat më të bukura të vitit për ju, por me gjasë një ndër më të bukurat në jetë. Lërini mënjanë shqetësimet dhe futjuni punës për të shfrytëzuar sa më shumë oportunitetet që keni përballë, të cilat nuk janë të pakta.

Akrepi – Mund të mos jetë e vërtetë që nuk ndryshoni mendim kur bindeni për diçka, megjithatë duhet shumë që t’ju bëjë ta rimendoni diçka. Ajo çfarë do të ndodhë në fillim të javës tjetër, do t’jua bëjë të qartë se duhet t’i mendoni edhe njëherë gjërat.

Shigjetari – Dita e sotme do të jetë e qetë dhe pa probleme për jetën tuaj në çift. Do të mendoni me pozitivizëm të ardhmen dhe do të tregoheni më realistë. Financat nuk do të jenë të këqija megjithatë do bënit mirë të mos shpenzonit pa u menduar.

Bricjapi – Mënyra më e mirë për të mësuar është nga gabimet e miqve dhe javën që vjen do të keni shumë oportunitete për ta bërë këtë. Kjo do të thotë gjithashtu se nëse gaboni, nuk keni justifikime.

Ujori – Saturni do t’iu shtyjë të thoni gënjeshtra gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Mos e teproni sepse shumë shpejt mund të përballeni me pasoja. Sa i përket financave, mos shpenzoni pa u menduar mirë.

Peshqit – Ju ëndërroni një ditë pasionante dhe të veçantë sot, por partneri/ja nuk i shkëput për asnjë moment këmbët nga toka dhe nuk do ua plotësojë dëshirat. Sa i përket planin financiar, do të arrini që ta stabilizoni situatën pak nga pak.  /tvklan.al