Dashi – Gjatë kësaj dite do iu pëlqejnë shumë aventurat ju që jeni në një lidhje. Nëse partneri/ja iu ka lënë pas dore kohët e fundit mund të vendosni edhe t’i jepni fund lidhjes që keni me të. Në planin financiar do keni mundësi të realizoni transaksione të rëndësishme.

Demi – Një ditë të bukur do kaloni sot. Do arrini që të keni fat dhe të merrni disa para nga investimet e kryera më herët. Të dashuruarit këshillohen të jenë të sjellshëm në bisedën me partnerin, përndryshe mund të ketë konflikte.

Binjakët – Kjo ditë do të jetë një nga më të bukurat e vitit për të dashuruarit. Do të tregoheni më tolerantë dhe do të bëni lëshime herë pas here. Në planin financiar nuk duhen hedhur hapa të nxituara.

Gaforrja – Një ditë të mbushur me negativitet do kaloni sot. Do jeni të lodhur dhe nuk do keni dëshirë për të bërë asgjë. Të dashuruarit këshillohet që të kenë durim, pasi zënkat sot mund të jenë fatale.

Luani – Gjatë kësaj dite do të kaloni momente të lumtura pranë partnerit/es dhe do të ndiheni shpesh si mbi re. Shfrytëzojeni ditën deri në minutën e fundit. Financat nuk do të jenë të këqija, megjithatë nuk është ende koha për investime të mëdha.

Virgjëresha – Nëse keni takuar një person interesant kohët e fundit mos ngurroni t’ia shprehni atij/asaj dashurinë. Çiftet do të kenë një ditë të qetë dhe shumë të zakonshme. Sa i përket shpenzimeve, duhet të tregoni kujdes.

Peshorja – Gjërat do i keni në kontroll dhe kriza e ditëve të fundit ka marrë fund. Sot do ndiheni shumë mirë dhe do jeni gati për të vijuar me projektet e lëna pezull. Në punë do të ndiheni mirë.

Akrepi – Nuk do jetë një ditë e bukur kjo e enjte për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Do bini pre e disa mendimeve negative që do u rrethojnë. Duhet të keni kujdes kur merrni vendime.

Shigjetari – Më në fund klima në çift do të jetë e ngrohtë. Nuk do të keni asnjë debat me partnerin/partneren. Në planin financiar mund të përballeni me probleme dhe vështirësi. Do bënit mirë të mos e humbisnit shpresën.

Bricjapi – Një ditë të mirë do kaloni sot në punë. Eprorët do vlerësojnë përpjekjet tuaja dhe mund të rriteni në detyrë. Nëse shihni që jeni në qendër të sulmeve mos u shqetësoni, do jeni ju ai që do dilni i fituar në fund.

Ujori – Do të jeni nervozë dhe me humor të keq gjatë kësaj dite. Do të kapeni për gjërat më të vogël me partnerin dhe atmosfera në çift do të jetë e trazuar. Në planin financiar mos u nxitoni për të marrë vendime.

Peshqit – Sot do kaloni një ditë të mbushur me negativitet dhe do ndiheni shumë të lodhur. Ju këshillojmë që të kurseni pasi fati nuk është me ju. /tvklan.al