Një 42-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në kufirin e Kapshticës. Viktima me inicialet A.D, 42 vjeç, banues në Bilisht është rrëzuar me kamionin e tij dhe ka humbur jetën.

Sipas burimeve, bëhet me dije se viktima sapo ka kaluar kufirin shqiptar ka rënë me kamion, duke gjetur kështu vdekjen e menjëhershme. Mësohet se 42 vjeçari ka qenë duke shkuar në palën greke për të pastruar mbetjet e një kamioni të djegur, i cili kishte marrë flakë tre ditë më parë./tvklan.al