Japonezi shpenzon 40 mijë USD për bileta, pandemia mbyll stadiumet

Lojërat Olimpike të Tokio 2020 janë gati për të ngritur siparin këtë të premte. Një turne që ishte programuar për tu mbajtur vitin e shkuar për shkak të pandemisë  Covid-19.  Pikërisht kjo situatë rrezikoi anulimin edhe këtë vit, duke detyruar organizatorët që të mbyllin dyert.

Kjo bëri që shumë ëndrra të shuheshin, mes të cilëve edhe 45-vjeçarit, Kazunori Takishima. Biznesmeni i pasurive të patundshme rezervoi plot 197 bileta për të parë kompeticionin bashkë me miqtë e tij nga 23 Korriku deri më 8 Gusht.

Për këtë ai shpenzoi gati 40 mijë Dollarë dhe nëse do shikonte të gjitha garat që kishte rezervuar, ai do të kishte thyer rekordin botëror të Guinnes për pjesëmarrjen në ngjarjet olimpike.  Ai kishte shpenzuar gati 40,000 dollarë në 197 bileta për të dhe miqtë e tij, për të mbushur sa më shumë ngjarje të jetë e mundur gjatë Tokyo 2020, e cila fillon më 23 Korrik.

“U desh një kohë, përpjekje dhe pasion i pabesueshëm. Unë isha aq i apasionuar pas Olimpiadës sa që edhe pse ishte shumë e vështirë dhe sfiduese, më pëlqente procesi i blerjes së biletave. Ajo që unë kam tani është trishtimi dhe sa herë që shikoj biletat qaj”.

Megjithatë, organizatorët kanë premtuar rimbursim dhe kthimin e parave për të gjithë ata që kanë rezervuar bileta. Dashuria e Takishima për Lojërat Olimpike nisi në vitin 2005 dhe për herë të parë bleu bileta për Olimpiadën e zhvilluar në Torino një vit më vonë.

Klan News