Është vënë  në pranga 51-vjeçari Mario Mamani, i dënuar nga Gjykata italiane me 15 vite burg.

Sektori për Shërbimet e Specializuara Policore të Fierit , në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Interpol Tirana, kanë kryer arrestimin e Mario Mamani, banues në Fier.

Mamani do të ekstradohet në drejtim të Italisë ku do të vuaj dënimin me 15 vite burg, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik narkotikësh”dhe “Grup i strukturuar kriminal”. /tvklan.al