Policia ka arrestuar 28-vjeçarin nga Tirana, shtetasin M.Gj., i cili drejtonte automjetin që u aksidentua mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Gramsh, në fshatin Çekrez.

28-vjeçari humbi  kontrollin  mbi mjetin “Fuoristradë”  që transportonte në mënyrë të paligjshme 9 shtetas  nga vendet e treta dhe  për pasojë mjeti doli nga rruga, ku dy persona humbën jetën dhe 7 te tjerë ndodhen në spital për ndihmë mjekësore

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve , me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”, ku parashikohet dënimi nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm. /tvklan.al