“Përhapja e lajmeve të rreme është e dënueshme”

Pas të dhënave të ndryshme të bëra publike në media, si dhe përhapjes së mesazheve nëpërmjet telefonit, në lidhje me informacione të dyshuara si të rreme, mbi përhapjen e mundshme të koronavirusit, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin kryesisht, për veprën penale “përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Mësohet se në hetim janë përfshirë edhe agjentë të Antiterrorit, ndërsa prokuroria njoftoi zyrtarisht se përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim, apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit është e dënueshme.

Një ditë më parë, përmes aplikacionit WhatsApp u shpërda një mesazh zanor ku flitej për 12 persona të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, por që më pas u përgënjeshtrua nga Ministria e Shëndetësisë.

Tv Klan