Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” është kapur në Kapshticë, 64-vjeçari P.Braçe, i cili ishte në kërkim nga policia.

Gjykata e Durrësit e ka dënuar atë me 15 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” sepse në vitin 2010 ka përvetësuar me anë të mashtrimit një shumë të konsiderueshme parash. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al