Igli ka vetëm disa ditë që ka lënë qelinë e burgut ku vuajti një dënim disa vjeçar dhe ndalesa e tij e parë është “Ka Një Mesazh Për Ty”. Pas një rrëfimi shumë të vështirë për jetën e tij përpara dënimit, arsyet që e çuan të zgjidhte rrugën e gabuar, është edhe përjetimi i lirisë. Igli tregon për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan si e ka ndier shijen e saj.

Ardit Gjebrea: Në momentin që u lirove, momenti i parë kur dole, si ishte?

Igli: Nuk më besohej. Kur dola, atë besohet nuk kam fjetur 3 netë e 3 ditë fare, shumë rrahje të forta.  Nuk më besohej që kam dalë. Shtrihesha për të fjetur, nuk flija. Përfitova 1 vit e 4 muaj ulje dënimi.  Për shkak të sjelljes së mirë, punës që bëja, ambientit, dhomës ku qëndroja që e mbaja pastër, komunikimi me stafin e edukimit, me aktivitetet që bëheshin, merrja gjithmonë pjesë.  Kam përfituar ulje dënimi. Nëse unë nuk do të sillesha mirë, nuk do të përfitoja ulje dënimi, nuk do të isha sot këtu./tvklan.al