Ka shkuar në 118 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan. Në një njoftim për mediat, Policia Rrugore e Tiranës raporton një tjetër rast.

“Drejtuesi i automjetit me iniciale Xh.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit, në afersi të rrugës interurbane Tiranë-Rinas, si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “T1B COC” (Cocaine), gjithashtu drejtonte një automjet me dokumentacion të përfunduar”, thuhet në njoftim.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”./tvklan.al