Mikel Oyarzabal, për shumë spanjollë mund të quhet si hero, pasi shënoi golin e fitores në finalen e Europianit ndaj Anglisë. Megjithatë, në vendlindjen e tij, ai cilësohet si një tradhtar.

Sulmuesi ka lindur në qytetin e vogël Elorri, që ndodhet në pjesën lindore të rajonit bask, i cili ka rreth 7 mijë banorë.

Në këtë vend, 27-vjeçari është quajtur si tradhtar, sepse luan për Spanjën, diçka që sipas baskëve është e pafalshme, për shkak të përplasjeve politike që kanë mes tyre.

Në qytetin e lindjes, u vendos një pankartë, ku dy lojtarët Oyarzabal dhe Mikel Merino, u cilësuan si tradhtarë, pas shpalljes së Spanjës kampione Evrope.

Madje nënës së Oyarzabal, e cila jeton ende në atë qytet, i është ndaluar të dalë nga shtëpia e saj.

Për këtë është bërë një denoncim në Policinë e Elorrio, për mesazhe kërcënuese dhe urrejtje. /tvklan.al