Në konferencën e sotme Ilir Meta kryefjalë kishte integrimin dhe progresin e mëtejshëm të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Njëkohësisht ai tha se ky vit do të jetë dhe koha ku Lëvizja Socialiste për Integrim do të ripërtërijë vetveten përmes një procesi të brendshëm zgjedhor që do të finalizohet në pranverën që po vjen.

Ai shprehet i bindur që do të ketë dhe kandidatura të tjera dhe se të gjithë janë të mirëpritur që të zhvillojnë alternativat e tyre. /tvklan.al