Ditën e hënë, Gjykata e Lartë shpalli ish-zëvendës kryeministrin Ilir Meta të pafajshëm lidhur me atë që quhej përgjimi Meta – Prifti. Dy ditë pas vendimit, Ilir Meta ka deklaruar se ai ka në disponim një seri videosh, në të cilat bëhet fjalë për disa nga drejtuesit më të lartë politikë, që sipas tij i disponon Spartak Braho.

Për të folur për vendimin më të fundit të Gjykatës së Lartë dhe për deklaratën më të fundit të Ilir Metës, në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Spartak Braho, Sonila Meço, Preç Zogaj, Artur Zhei, Eduard Zaloshnja, Aldo Bumçi dhe në lidhje të drejtpërdrejtë avokati Genc Gjokutaj./tvklan.al