Tre persona u lënduan, Netflix reagon duke thënë se nuk janë lëndime serioze

Tre persona janë lënduar gjatë xhirimeve të serialit “Squid Game” nga Netflix. Pas suksesit absolut të këtij seriali, gjigandi i transmetimit mendoi të realizojë një sezon të dytë. Por sipas BBC të  lënduarit morën trajtim mjekësor ndonëse Netflix thotë se nuk kanë marrë dëmtime të rënda.

Ne kujdesemi thellësisht për shëndetin dhe sigurinë e kastit dhe ekipit tonë dhe investuam në të gjitha procedurat e duhura të sigurisë. Ndërsa ishte shumë ftohtë në xhirime dhe pjesëmarrësit ishin të përgatitur për këtë  çdo pretendim për lëndime të rëndëa është i pavërtetë” -thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Netflix.

Seriali prej 10 episodesh po xhirohet aktualisht në Britaninë e Madhe, por Netflix nuk ka publikuar asnjë detaj tjetër.

“The Squid Game” mban rekordin si seriali më  popular i Netflix i të gjitha kohërave. Seriali tregoi historinë e konkurrentëve që janë të zhytur në borxhe të cilët  konkurronijnë për një çmim të madh në një sërë lojërash të rrezikshme.

Klan News