➤ Seanca plenare sot, 11 qershor, nisi me tensione e debate të nxitura nga projekti në Zvërnec dhe protestat qytetare. Në rendin e ditën ishte planifikuar zhvillimi i 6 interpelancave. Kryeministri Edi Rama nuk iu përgjigj thirrjes së opozitës për diskutime për aksin rrugor “Thumanë-Vorë-Kashar”. Gjithashtu ministri Besfort Lamallari refuzoi të komentonte ngjarjen ku ndërroi jetë në detyrë efektivi Enea Mekolli, pasi hetimet janë në vijim. Deputeti Agron Shehaj u përjashtua nga seanca pas debateve me tone të ashpra me ministrin Petrit Malaj.
➤ Socialisti Taulant Balla paralajmëroi se 4 projektligjet e paraqitura nga Partia Demokratike do të rrëzohen, duke i cilësuar të djathtët “flamingo nga Temu”. Nga ana tjetër, opozitarët shkuan me pankarta dhe nuk ngurruan të sjellin në Parlament thirrjen e protestuesve: Rama jepe dorëheqjen!! Një pjesë të mirë të përplasjeve mes PS e PD e zuri dhe lajmi i heqjes së “non gratës” për kryedemokratin Sali Berisha.
➤ Për çdo zhvillim nga salla e Kuvendit, shfletoni lajmet në tvklan.al!
"Revolucioni i Flamingove" | Dita e 10-të e protestës, dorëzohet në KQZ drafti me propozime të Kodit Zgjedhor
“Gjobaxhi, u vihesh pas bizneseve”/ Përplasje mes Ballës dhe Shehajt: Ti ua rrëmben pronat Taulant...
“Porta e Alpeve”, ministri-deputetes demokrate: Meqë ishe kaq e shqetësuar, të më kishe kërkuar
SHBA-të i heqin 'non gratën' Sali Berishës, kryedemokrati: U ktheva!
Mijëra në rrugët e Tiranës, shënohet protesta e 11-të mbarëkombëtare
Kuvend, diskutime për investimet e huaja dhe Zvërnecin












Botërori 2026 