Kombinati, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i një viti më parë, i është nënshtruar një transformimi të plotë.

Krahas procesit të rindërtimit të banesave të reja, Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna dhe për ndërtimin e rrugëve në zonat më skajore të njësisë Nr 6.

Aktualisht mjetet e rënda po punojnë për ndërtimin dhe përmbylljen e kanalit në rrugën “Shaban Bardhoshi” në Kombinat, një kërkesë e hershme e banorëve të kësaj zone duke i dhënë zgjidhje përfundimtare.

Paralelisht puna po vijon dhe për sistemimin e rrugës “Hamdi Cinojmeri”, ku do të vendosen tombinot pas pastrimit të kanaleve dhe do të kryhet asfaltimi në vazhdim.  /tvklan.al