Zybja deklaron shpesh gjatë “Shihemi në Gjyq” se pavarësisht vullnetit të babait që e martoi me një djalë nga Cakrani, në zemrën e saj mbetej Enveri. Çifti sot konfliktohet në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për mbiemrin e djalit të tyre të parë, të  lindur në vitin 2002 i cili ka marrë mbiemrin e ish-burrit të Zybes për shkak se vijonte martesa ligjore, gjë që ajo ia kishte fshehur Enverit.

Martesa e parë zgjati vetëm 6 muaj dhe Zybja thotë se u largua pasi jetesa ishte e pamundur me të, por njëkohësisht gjithnjë në mendje kishte Enverin. Ky i fundit konfirmon se ata janë takuar përgjatë këtyre muajve dhe ai e dinte që ishte e martuar. Kjo madje ishte mësuar edhe nga vjehrra e Zybes që e keqtrajtonte.

Enver: Kjo faktikisht filloi grindjet me vjehrrën atje se vjehrra se afër jemi, Sheqi me Cakranin dhe  e mori vesh që kjo  kishte lidhje me mua dhe e torturonte, i hidhte tiganin me hithra në kokë. Edhe e torturonte, nga ajo iku fare kjo.

Zybe: E pashë 5-6 muaj, nuk jetoja dot më.

Ardit Gjebrea: Normale, si do të jetoje ti? Vjehrra e zbuloi që ti kishe lidhje me Enverin…

Zybe: Nuk e di të vërtetën. Të vërtetën e dija unë dhe Enveri, nuk e dinte vjehrra se vjehrra hodhi fall se ça bëja unë me Enverin.

Ardit Gjebrea: Po pse ta hidhte tiganin kokës vjehrra ty?

Enver: E ka marrë vesh, afër jemi ne./tvklan.al