Shqipëria nis rrugëtimin në Ligën e Kombeve dhe përballë ka një kundërshtar shumë të vështirë siç është Ukraina.
Kuqezinjtë synojnë fitoren, diçka që nuk është arritur në asnjë nga përballjet e mëparshme ndaj ukrainasve.
Në stadiumin “Epet Arena”, të Çekisë, pritet të jetë një përballje e luftuar dhe e fortë fizikisht, kjo për shkak të ekipit kundërshtar që është përballë.
Te Shqipëria besojnë në një rezultat pozitiv dhe do të provojnë ta arrijnë në fushën e lojës.
Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy kombëtareve.
FORMACIONET ZYRTARE:
UKRAINA: Trubin, Kabaiev, Matviyenko, Zabarnyi, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Konoplia, Tsygankov, Mykolenko, Yaremchuk.
SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
/tvklan.al