Inspektorati Shtetëror Shëndetësor prej disa ditësh ka nisur kontrollet në teren për të vërtetuar certifikatën e vaksinimit të punonjësve të adminsitratës publike. Një prej institucioneve që kanë kontrolluar është edhe Ndërmarrja e Ujësllës Kanalizime Tiranë. Sipas inspektorëve kjo është ndërmarrja me ecurinë më të mirë të vaksinimit.

Me hyrjen në fuqi të vendimit për paraqitjen e pasaportës së vaksinimit për punonjësit e administratës shtetëtore dhe ata që janë në shërbim të qytetarëve, grupet e Inspektimit të inspektoratit Shtetëror Shëndetësor janë në terren duke verifikuar dokumntacionin përkatës në këtë institucione publike. Ndërmarrja e ujësjellësit është një prej institucioneve ku ka nisur kontrolli.

Punonjësit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor bëjnë skanimin e barkodit për të vërtetuar deklaratën në listën e drejtorive.

Pjesë e kontrolleve janë certifikatat e vaksinimit të punonjësve, testi PCR ose certifikatën që punonjësit e kanë kaluar Covidin jo më shumë se 6 muaj më parë.

Klan News