40-vjeçari që u plagos pak ditë më parë një atentat pranë banesës së tij ndodhet ne gjendje të rëndë. Mediat në vend, duke iu referuar burimeve nga spitali në Asti raportojnë se shqiptari është në “fije të perit”.

Mjekët e spitalit të Asti po luftojnë për ta mbajtur atë gjallë, por gjendja e tij është e rënduar dhe një natë më parë është përkeqësuar më shumë.

40-vjeçari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, u godit në gjoks në një atentat me armë. AI u qëllua nga një makinë në lëvizje, teksa ishte duke shkuar për në shtëpi.

Hetuesit ende nuk mund të flasim me të plagosurin, pasi gjendja e tij paraqitet e rëndë. Ndërkohë hetimet kanë vijuar dhe policia bën me dije se janë mbledhur shumë prova. Pritet që nga ekzaminimi i kamerave të sigurisë, do të sigurohen prova të reja për atentatin./tvklan.al