Një 27-vjeçar që i kishte shpëtuar burgut në Itali, duke u dëbuar nga vendi është arrestuar sërish. Mediat vendase shkruajnë se i riu ishe dëbuar nga Itali disa muaj më parë, por pasi kishte ardhur në Shqipëri kishte ndërruar identitetin dhe kërkonte që të vijonte jetën në vendin fqinj.

Ai kishte arritur që të kthehej në Itali dhe po vijonte jetën normalisht, me identitet të rremë, por më 22 Tetor ishte pikasur nga Policia për disa lëvizje të dyshimta dhe i ishte bërë një kontroll në banesë, por nuk i ishte gjetur asgjë e jashtëligjshme.

Nga 22 Tetori ai u mbajt në vëzhgim dhe iu bë një kontroll tjetër që zbuloi identitetin e rremë dhe dëbimin në Shqipëri në shkurt të vitit 2019. Po ashtu në banesë iu gjetën 28 gram kokainë dhe sende të tjera për përpunimin e saj.

27-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burg, tashmë ai nuk do të dëbohet më drejt Shqipërisë, por do të vuajë dënimin më të rëndë ai që i ishte vendosur gjatë arrestimit të parë./tvklan.al