Një 34-vjeçar është arrestuar në Maliq pasi dyshohet se ka plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta. 34-vjeçari K.B. ka goditur me një send të fortë në kokë 50-vjeçarin F.M.

Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Materialet në ngarkim të kësaj çështje i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./tvklan.al