Raportim Live

Pjesa e dytë

90+6′ – Japonezët duken të pangopur. Krijojnë raste për shënim, edhe pse kanë shënuar katër gola. Por, rezultati mbetet i fiksuar në 4-0

90’- Japonia vijon të luajë me ritmin e saj të ngadaltë, por të sigurt. Në këtë formë, po tentojnë që të krijojnë mundësi të reja sulmuese ndaj kundërshtarëve

83′ – GOLLLLLL JAPONIAAAA 4-0. Japonia shkatërron Tunizinë. Pas një aksioni të japonezëve, Ueda realizon golin e radhës

81′ – Ito bën një ndërhyrje të prregullt dhe ka faull për Tunizinë. Tashmë nuk ka shumë për të diskutuar nga kjo sfidë

75′ – Japonia bën ndërrime. Largohen nga loja Doan dhe Kamada. Në fushën e blertë aktivizohen Sugauara dhe J.Suzuki. Gjithashtu, largohen Nakamura e Tomiyasu e në vend të tyre futen në fushë Seko dhe Y.Suzuki.

download app

70′ – GOOLLLLLL JAPONIAAAA 3-0. Ito merr një pasim të saktë në zonën e rreptësisë së Tunizisë. Godet qetë në portën kundërshtare dhe realizon. Japonia tashmë thuajse ka siguruar fitoren e parë në këtë Botëror.

68’- Tunizia freskon skuadrën. Futen në fushë Gharbim, Hamida dhe Chaouat. Ndërsa, jashtë fushës së blertë dalin Tounekti, Bronn, Saad

60′ – Ito i Japonisë kalon me driblime kundërshtarët, por një lojtar i ekipit kundërshtar arrin ta largojë topin me sukses. Ritmi i lojës ka rënë ndjeshëm, duke mos qenë si në fillim të ndeshjes

55’ – Lojë e qetë. Luhet më shumë në mesfushë. Të dyja skuadrat krijojnë raste për shënim në portat respektive, që nuk sjellin rezultat

50’ – Tunizia kërkuese në këto minuta. Tunizianët përpiqen të organizohen dhe të vënë në vështirësi mbrojtjen e Japonisë

46′ – Nis pjesa e dytë e sfidës mes Japonisë dhe Tunizisë. Panorama thuajse e njëllojtë me pjesën e parë, teksa japonezët hidhen menjëherë në sulm

Pjesa e parë

45+4′ – Përfundon pjesa e parë mes Japonisë dhe Tunizisë. Japonezët nuk e kishin të vështirë të çanin mbrojtjen tuniziane, duke realizuar dy herë.

40′ – Ito i Japonisë gjuan një krosim të bukur në zonën e rreptësisë së kundërshtarit, me qëllim që të gjejë një shok skuadre. Mirëpo askush nuk ndodhet aty nga japonezët dhe topi pastrohet nga mbrojtësit tunizianë

35’ – Ndër rastet e rralla që Tunizia provon të vendosë në vështirësi mbrojtjen e Japonisë, por se nuk ka asnjë rrezik për shënim

30’- GOLLL JAPONIAA 2-0. Ueda gjuan nga distanca dhe realizon një super gol. Japonezët të papërmbajtshëm

22’ – Japonia luan qetë ndaj tunizianëve, pasi është dhe në avantazh. Dominim i lehtë i japonezëve deri në këto minuta

15′ – Japonia luan më mirë, duke mbajtur topin më shumë dhe duke tentuar edhe golin e dytë, për të mbyllur llogaritë me këtë sfidë

10′ – Ayase Ueda i Japonisë gjuan nga skaji i zonës, pasi merr një pasim të saktë. Dahmen bën një pritje të jashtëzakonshme, duke ndalur topin që po shkonte drejt portës

4’ – JAPONIAAAA GOOOL 1-0. Nakamura pason për tek Kamada. Ky i fundit kontrollon mjaft mirë topin në zonën e rreptësisë së Tunizisë dhe shënon

1’- Nis ndeshja ndërmjet Japonisë dhe Tunizisë. Të dyja skuadrat do të provojnë që të fitojnë tre pikët e para në këtë Kampionat Botëror.

Formacionet zyrtare

Japonia shkatërron Tunizinë, e eliminon nga Kupa e Botës