Prezantohen veshjet e stilistes austriake

Hapet në Berlin java e modës. Ajo që ka startuar e para me veshjet e saj në sfilatë është stilistja autriake Florentina Leitner. Sfilata e titulluar  “Pushime në Hënë” karakterizohej nga veshje me  pendë dhe dizenjo  me lule, pëlhura metalike dhe veshje trupore, duke zgjuar interesin e të gjithë ardashësve të modës se si mund të jetë një udhëtim në Hënë, bën me dije Reuters.

Stilistja Leitner vjen nga Austria dhe punon në Antwerp dhe Londër. Stili i saj është “pak më goditës” me veshjet e dizajnuara me  stampa dhe ngjyrat floreale.

Sipas stilistes dizajnët e veshjeve  frymëzohen  pjesërisht nga liqeni Mondsee , Liqeni i Hënës, në Austrinë e Epërme, ku Leitner kaloi kohë si fëmijë.25-vjeçarja tha se i pëlqente kombinimi i të dy elementeve: hapësirës dhe peizazhit liqenor.

Për herë të parë që nga pandemia e Covid 19, Java e Modës lejon publikun të kthehet për të ndjekur live eventin. Në ditët në vijim, Java e Modës në Berlin do të shfaqë modelet e Kilian Kerner, Rebekka Ruetz dhe Marc Cain.

Klan News